Një veturë me targa të Kumanovës ka rënë nga 100 metra lartësi në fshatin Dobrav, rrugës për Glloboqic. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 08:50. Një dëshmitar ka thënë për rtv21.tv se nga aksidenti nuk ka mbetur asnjë i lënduar, mirëpo policia dhe ndihma e shpejtë kanë arritur në vendin e ngjarjes 40 minuta me vonesë./21Media