Mëngjesin e së enjtes, në aksin Maliq-Korçë, një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Nuk dihet ende fati i shoferit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se për shkak të thellësisë së madhe të ujit, nuk është bërë e mundur nxjerrja e mjetit, raporton Tch.
Ndërkohë, pritet që në vendin e ngjarjes të shkojnë palombarët për të vijuar kërkimet, pasi dyshohet se shoferi është mbytur.