Aktuale

Vetura bie në humnerë në Dragash, ka edhe të lënduar

Një veturë ka rënë në humnerë në fshatin Vranishtë të Dragashit.

Policia raporton se mbrëmë në fshatin Vranishtë të Dragashit një person derisa ishte duke vozitur veturën e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë humb kontrollin dhe bie në humnerë rreth 15 metra poshtë.

Si pasojë lëndime pësojnë vozitësi dhe tre pasagjerët dhe të njëjtit dërgohen në spitalin e Prishtinës, ku pas pranimit të tretmanit mjekësor lirohen në shtëpi.

the authorGazetaKNN