Gjykata Kushtetuese i ka dërguar Komisionit të Venecias ligjin e Vettingut për opinion pas pezullimit.
Pas përkthimit ligji, ashtu sikur ishte paralajmëruar është dërguar pasditen e sotme në Komisionin e Venecias.
Ndërsa komisioni e ka përfshirë edhe në axhendë duke e publikuar në faqen zyrtare.
Shqyrtimi dhe përgjigja nga Komisioni i Venecias pritet që të bëhet në datat 9 dhe 10 dhjetor dhe deri atëherë ligji është i pezulluar. Ligji u ankimua nga Partia Demokratike, Gjykata e pezulloi, ndërsa Venecia do të thotë fjalën e fundit.