Një video e xhiruar nga kamera e fshehtë, e cila është shikuar miliona herë, tregon anën më të keqe të njerëzimit, dëshirën pwr ta marrë atë që nuk i takon, kurse i vetmi njeri i ndershëm është një i pastrehë.
Në xhirimet e kryera nga kamera e fshehtë, një djalë i cili bën kinse po flet në telefon dhe i bien paratë nga xhepi, të gjithë personat që janë prapa tij i marrin paratë, pa dallim moshe apo gjinie, por personi i vetëm që e ndal djaloshin për t’ia dhënë paratë, është një i pastrehë, i cili përball mjerimit të jetës që e ka pllakosur, nuk pranon atë që nuk i jepet me zemër. Ai e thërret djaloshin dhe ia jep paratë.
Për më shumë shikojeni videon: