Orizi është bimë barishtore një vjeçare fruti i së cilës përdoret si ushqim. Për të parën herë është mbjellë në arat kineze rreth viti 2700 para erës sonë.
Orizi është një ushqim shumë i tretshëm dhe i lehtë në stomak, ideal për ata që kanë probleme me gjumin pas ngrënies.
Konsumi i orizit integral rekomandohet për njerëzit në dieta për humbje peshe, kjo për arsye se, energjia e akumuluar është konsumuar ngadalë dhe në mënyrë të barabartë gjatë gjithë ditës, pa u akumuluar në depozitat yndyrore.
Ai mund të konsumohet të paktën një herë në ditë, mundësisht i kombinuar me perime; në këtë rast, do të shpëtoni edhe nga kapsllëku.
Për problemet me diarrenë do të ishte e mjaft e dobishme të pini ujin në të cilin ka zier orizi.