Aktuale

Vetëvritet me litar një 66 vjeçar në Prishtinë

Një person i moshës 66 vjeçare nga Prishtina gjatë pasditës së djeshme është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete.

Viktima është gjetur nga familjarët në terasën e shtëpisë me një litar në fyt. Ndërkohë që e gjithë ngjarja besohet të jetë vetëvrasje.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion. Motivet e këtij rasti ende nuk dihen. Hetime janë duke vazhduar nga ana e policisë së shtetit.