Aktuale

Vetëvritet me armën e punës polici 39 vjeçar

Policia e Tiranës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00, në Pezë Helmës, në banesën e tij, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit punonjësi i policisë, E. K., 39 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodheshin prindërit e tij dhe bashkëshortja, të cilët janë marrë në pyetje nga policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.