Aktuale

Vetëvendosje zbulon sloganin për zgjedhjet lokale

Lëvizja Vetëvendosje, sloganit “Me zemër” të zgjedhjeve të përgjithshme, në cilat pati sukses të madh, ia ka shtuar edhe “mendjen”.

“Me mendje dhe zemër për Komunën”! Ky është slogani i Vetëvendosjes për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor.

Slogani është bërë i ditur vetëm pak minuta pas orës 00:00, në faqen e Facebookut të këtij subjekti politik.