Aktuale

Vetëvendosje: Ushtria do të diskutohet në Bruksel, Thaçi e ka harruar dorëheqjen (Video)

Vetëvendosje konsideron se Qeveria po e çon drejt Brukselit çështjen e themelimit të Ushtrisë së Kosovës. Rexhep Selimi ka thënë se Thaçi e nisi iniciativën për të dështuar. Sipas tij, PDK dhe LDK nuk kanë vullnet të çojnë përpara këtë proces. Selimi ka thënë se Thaçi e ka harruar premtimin se do të largohet nëse i dështon nisma për themelimin e ushtrisë përmes Ligjit.

Ish-Ministri i Hashim Thaçit në Qeverinë e përkohshme, Rexhep Selimi, ka thënë se ekziston rreziku që çështja e themelimit të ushtrisë së Kosovës të diskutohet në Bruksel me Serbinë.

Krejt kjo, sipas tij, po bëhet për shkak të dështimit të Thaçit për të themeluar ushtrinë përmes ndryshimeve ligjore.

Selimi ka thënë se tërheqja e Presidentit nga themelimi i ushtrisë përmes Ligjit tregon saktë se ai prej fillimit e dinte se do të dështonte në këtë proces.

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi vlerëson se ardhmja e FSK’së është rrezikuar nga Hashim Thaçi dhe se moskoordimi me aleatët me Qeverinë e as opozitën sipas Selimit, e solli në një situatë të pafavorshme edhe Kosovën dhe FSK’në.

Në një konferencë për media deputeti i VV’së, tha se  kohët e fundit janë dëshmitar se shumë çështje janë kthyer në një retorikë elektorale në prag të siç duket zgjedhjeve të parakoshshme në Kosovë.

“Ne qëndrimet tona i kemi bërë të ditura që kur është iniciuar ky projektligj. VV në vazhdimësi ka pasur qëndrimet e saj konsistente edhe atëherë kur patën ardh ndryshime kushtetuese për shndërimin e FSK’së në ushtri. Ne kemi mbështetur edhe projektligjin për FSK’në. me gjitha vërejtjet tona për këtë projektligj ne kemi mbështetur dhe do ta mbështetnim duke i dhënë vërejtjet tona për shumë parregullsi që duhej diskutuar përtej nenit 4 dhe 5 ku përshkruhej misioni i ardhshëm i FSK’së. Jemi të vetmi ne që kemi organizuar tryeze brenda ambienteve të kuvendit për ushtrinë” tha Selimi.

Ai tha se VV e pat mirëpritur në parim këtë projektligj e në anën tjetër ai tha se përball tyre ka qenë  Lista Serbe e cila siç tha ai, qysh nga fillimi i pat kundërshtuar këto që e lejojnë shndërrimin e FSK’së.

“Kjo është nisur për të mos u bërë. Kosova dhe FSK ëhstë në një pozicion të pafavorshme nga Thaçi i cili e mban të uzurpuar zyrën e presidentit

E bëjmë përgjegjës Hashim Thaçin dhe të gjithë ata që e kanë bërë që të rrezikohet e ardhmja e sigurt e FSK’së”, tha Selimi./Express/