Aktuale

Vetëvendosje të sigurt për marrëveshje, nuk do të këtë zgjedhje

Diskutimet e fundit për marrëveshjen e shumë pritur në mes VV-së e LDK-së kanë qenë  edhe nganjëherë të ashpra por më idenë që sa më shpejt të behët marrëveshja.

Vetëvendosje është e bindur në marrëveshje dhe nuk parasheh se vendi mund të shkoj në zgjedhje edhe pse tashmë zgjedhjet janë parë si mundësi nëse VV e LDK nuk arrinë të përfundojnë bashkëpunimin.

Agim Bahtiri nga vetëvendosja në një intervistë për “Bota Sot” ka thënë se vendi ka nevojë për qeveri të krijuar e jo për zgjedhje të reja.

“Marrëveshje do të këtë dhe zgjedhje nuk do të këtë sepse nuk mund të humbim kohë për vota e zgjedhje. Kosova ka nevojë për qeveri ka nevojë që të ecë përpara dhe të luftojë krimin e korrupsionin dhe nuk ka kohë për të humbur” ka thenë Bahtiri për “Bota Sot”.

the authorGazetaKNN