Lëvizja Vetëvendosje sot pritet që edhe zyrtarisht ta nominoj kandidaturën e kryetarit të saj për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti.
Kjo parti ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, në të cilën pritet të votohet kandidatura e Kurtit për kryeministër.
Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm është paralajmëruar të mbahet në orën 17:30, ku anëtarëve të Këshillit do t’iu drejtohet edhe kryetari i VV-së Albin Kurti. /FaktePlus