Aktuale

Vetëvendosje, sërish shpalos pankartën “Drejtësi për Astritin”

Seanca e Kuvendit edhe sot ka filluar me një aksion simbolik të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët para foltores së Kuvendit e kanë shpalosur pankartën “Drejtësi për Astritin”.

Madje deputetët e VV-së në palltot e tyre kanë vendosur shenjat me fotografinë e Astrit Deharit, i cili ka vdekur më 5 nëntor në burgun e Prizrenit në rrethana të paqarta.

Ndryshe dje Iniciativa Qytetare ka dorëzuar një peticion me mbi 23 mijë nënshkrime me anë së cilit kërkohet seancë e jashtëzakonshme për aktivistin Dehari./KosovaPress/