Flamujt kombëtarë kanë zënë vendin kryesor sonte në sheshin “Skënderbeu” të kryeqytetit.
Këta dhjetëra-mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin kryesor për të marrë pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje.
E masa elektrizohet kur folësit përmendin emrin e aktivistit Astrit Dehari i cili vdiq në rrethana të paqarta në burgun e Prizrenit më 5 nëntor të vitit të kaluar.
Aty për ta përkrahur Lëvizjen dhe kandidatin për kryeministër Albin Kurtin ishin edhe prindërit e Astritit, Avni dhe Xhemile Dehari.
Me rend folën Ylli Hoxha, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, kandidatja për deputete Aida Dërguti dhe kryetari i partisë Visar Ymeri, por kur doli në skenë Kurti masa nuk e linte të flasë duke brohoritur emrin e tij.
Kurti në një fjalim të gjatë ka shpalosur programin e tij qeveritar por edhe duke kritikuar Qeveritë e mëhershme.
Kurti premtoi rritje të pensioneve, përkujdesje për fëmijë dhe të moshuar, perspektivë për të rinjtë, shtesa për fëmijë, shëndetësi funksionale dhe reformim të administratës publike.
Kurti dërgoi edhe një mesazh për hajnat, duke thënë se që nga paslufta prokurorët nuk kanë punuar si duhet.
Ai u tha masës së elektrizuar se shpresa e vetme për ndryshim është Lëvizja Vetëvendosje dhe numri 35.
“Shumë prokurorë të pasluftës i kanë ndjekur hajnat me drita të gjata që t’i paralajmërojnë ata e të ikin. Me Qeverinë e VV nuk prokuroria nudk do tua ndriqojë hajnave do të kemi ligj anti mafia, njësit anti mafia dhe ligj për Qetingun, procedurë e vlerësimit të hollësishëm për prokurorë dhe gjyqtarë, numrin e të cilëve do ta rrisim, do t;ua rrisim truprojat, xhipat e blinduar sepse e vetmja shprese është numri 35….Votimi do të jetë masiv votimi masiv është votimi për ndryshime sepse e vetmja shpresë është numri 35. Të nderuar kur njerëzit luajnë lotari nuk e dinë se cili do të jetë numri fitues në loto kurse ne po iu tregojmë se ky është numri 35”, tha Kurti.
Ai ka lavdëruar edhe kandidatët e ekipit të tij për të cilët tha se janë e ardhmja e Kosovës ndërsa tha se më 11 qershor populli do të jetë i zgjuar dhe nuk do t’i përfill “përrallat” e dy koalicioneve.
Kurti u betua çdo herë me refrenin e njëjtë “me zemër dhe me mendje” se do të punojë që ta bëjë ushtirnë, do ta dërgojë Kosovën në integrim evropian si dhe do të ndërtojë një politikë regjionale.
Po ashtu ai u betua se do të ringjallë institucionet publike ndërsa do të ketë liri të plotë për mediat dhe OJQ-të.
Në këtë fushatë nuk ka harruat të përmend edhe prodhimet vendore ndërsa në fund i ftoi të gjtihë që me mendje e shpresë, me zemër e besë” ta votojnë Vetëvendosjen.
“Me mendje e me shprese më zemër e me besë votojeni vë dhe numrin e saj 35. Me zemër do të prodhojmë, me zemër do të ndihmojmë, me zemër do të shërbejmë, me zemër do të mbështesim me zemër do të fitojmë e me zemër do të festojmë…..ju dua shumë me zemër””, tha Kurti.
Ndërsa kandidati Shpend Ahmeti duke përmendur siç tha ai “arritjet që janë bërë në Prishtinë tha se qytetarët duhet të guxojnë siç kanë guxuar në dhjetor të vitit 2013 kur e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë.
Ai duke kritikuar dy koalicionet tha se për dallim nga ata Vetëvendosje është e bashkuar.
“Fjala koalicion, do të thotë bashkim , por në Kosovë e kemi situatën ironike. Sepse këto dy koalicionet në fakt janë të ndara mes vet. Këto dy koalicione po luftojnë mes vete ,brenda listave të tyre. A e shihshit në Gjakovë se si u shtyjshin për një karrige anëtarët e dy partive se mos po ulet dikush përpara. E ironia po ashtu është se përderisa koalicionet janë të ndara Lëvizja Vetvendosje është e bashkuar. Ata po luftojnë brenda vetës ne po rritemi jashtë Vetvendosjes… Kqyreni dallimin që është këtu , ky koalicion që ishte në Qeveri , na e largoj 150 mijë anorë të cilët e gjetën apo e kërkuan fatin në Gjermani, Zvicër e nëpër Evropë. Pra këto koalicione, këta po i nxjerrin qytetarët jashtë a Lëvizja Vetëvendsoje po i bjen brenda sepse po vinë me votu për neve. Knej po bërtasin me hajna nuk ka shtet, anej po bërtasin fitore, këndej Vetvendosje , knej Albin Kurti….Njëri koalicion po e quan veten krahu i luftës unë po i quaj krahu i luftës për pushtet dhe krahu për mbijetesë“, tha Ahmeti.
Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti në fushatën përmbyllës të këtij subjekti politikë tha se ky tubim madhështor shënon fundin e sundimit. Ajo akuzoi qeverisjen e kaluar se varfërinë e ka hapur si epidemi.
“Ky tubim madhështor shënon fundin e sundimit të vjetër përfundimtar i kanë sytë dhe veshët e mbyllur, ata i harruan dëshmorët e lirisë ata nuk i dëgjojnë as të gjallët as punëtorin as të papunësuarin as fshatarin as qytetarin, as arsimtarin, as studentin as intelektualin, ata nuk dëgjojnë as zërin e heshtur të vuajtjes në varfëri të asaj varfërie që sundimtarët e hapën si epidemi….. 11 qershori është një prej atyre pak ditëve kur kohët bashkohen me njëra-tjetrën. Sundimtarët e vjetër po dridhen frikën e kësaj dite ata po e ndjenjë që sot nga ky tubim në këtë shesh, ata po e kuptojnë njëherë e mirë se pas dy ditësh do të jenë pjesë e së shkuarës”, tha Dërguti.
Ndërsa kryetari i partisë Visar Ymeri tha se koha do të ndryshojë me Albin Kurtin kryeministër.
“Gjatë këtyre viteve të fundit, tellallët dhe zëdhënësit e pushtetit më shumë e sulmonin Lëvizjen Vetëvendosje, se sa Serbinë e Vuçiqin. Ne sot po korrim suksese dhe fitore, për kundër vështirësive të jashtëzakonshme që na ka vënë ky pushtet”, tha Ymeri dhe paralajmëroi se koha do të ndryshojë me Albin Kurtin Kryeministër”, tha Ymeri.
Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje garon e vetme, ndërsa kandidat për kryeministër ka nominuar Albin Kurtin. Gjatë ditës edhe dy koalicionet kanë përmbyllur fushatat e tyre./KosovaPress/