Lëvizja Vetëvendosje, përmes një kumtese për media, ka theksuar se është kundër metodave që po përdoren së fundi ndaj disa institucioneve publike dhe individëve.
Ja reagimi i plotë i Lëvizja Vetëvendosje:
Lëvizja Vetëvendosje! e rithekson që ne nuk jemi dakord me metodat që po përdoren së fundi ndaj disa institucioneve publike dhe individëve.
Ne po ashtu e ritheksojmë që menaxhmenti i RTK-së është i kapur dhe e ka shndërruar këtë medium në propagandues të Qeverisë dhe Klanit Pronto.
Lëvizja Vetëvendosje! nuk ka nevojë për mbrojtje nga grupe të tilla ngase bombat nuk i kontribuojnë kauzës sonë. Ne besojmë që rruga për të çliruar institucionet nga kapja prej partive në pushtet, është protesta publike paqësore dhe gjithëpopullore.
Anipse nuk kemi besim në polici e prokurori, të cilat u dëshmuan që janë tërësisht të kapura nga klani Pronto, ne ftojmë organet e rendit që të bëjnë të pamundurën për të zbardhur rastet e sulmeve me bomba.