Lëvizja Vetëvendosje pas tërmeteve në Shqipëri kanë njoftuar se do të mobilizohen për të ju vënë në ndihmë të gjitha familjeve me ushqim, rroba e barna, shkruan Gazeta Express.
Në një komunikatë dërguar për media, nga VV kanë bërë të ditur se janë të tronditur nga tërmetet e mbrëmshme, derisa kanë shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe të të lënduarve.
Nga partia e Albin Kurtit, kanë bërë të ditur se do të organizohen në tri pika grumbullimi në zyrat në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, për të mbledhur ushqim, rroba për çfarë moshe, batanije e shtroje, si dhe barna.
Të njëjtat, pas grumbullimit do të transportohen në Shqipëri në koordinimet me Emergjencat Civile./GazetaExpress/