Sot fillon konferenca e Aleancës Progresive, aleancës së partive Social Demokratike të Evropës ku merr pjesë edhe Levizja Vetëvendosje.
Para konferencës, delegacioni ynë pati takim me Dirk Van Der Maelen nga Partia Socialiste Ndryshe e Belgjikes. Van Der Maelen është edhe kryetar i komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Belg.
Me Partine Socialiste Ndryshe diskutuam për Bashkëpunimin ndërpartiak, shkëmbime të ideve dhe bashkëpunimin në avancimin e çështjeve të Kosovës në parlamentin belg si dhe ne Këshillin e Evropës ku Van der Maelen njihet si përkrahës i anëtarësimit të Kosovës. U diskutua edhe mbi bashkëpunimin Prishtinë Gent si një ndër qytetet më të mëdha belge që qeveriset nga forcat socialdemokrate Belge.