Në rezultatet e deritanishme të publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje po prinë në tre qytetet kryesore të Kosovës, Prishtinë, Gjilan dhe Ferizaj.
Kur janë numëruar 40 përqind të votave, Vetëvendosje në Prishtinë ka marrë 41 %, në Gjilan 34 % dhe në Ferizaj 34 %.
Në rang Kosove, koalicioni PDK-AAK-Nisma është duke pri me 37,23 %, koalicioni LDK-AKR-Alternativa 24,19% dhe Vetëvendosje 22,12%./KosovaPress/