Aktuale

Vetëvendosje mbushi sheshin “Skënderbeu”

Në sheshin “Skënderbeu” me dhjetëra-mijëra qytetarë janë mbledhur për të përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo Lëvizje po mban tubimin me anë të së cilit po e përmbyllin fushatën zgjedhore.

Qytetarët me shumicë po mbajnë në duar flamuj kombëtarë, ndërsa ovacionet për kandidatin për kryeministër Albin Kurtin nuk kanë të ndalur.

Lëvizja Vetëvendosje garon e vetme në këto zgjedhje dhe kandidat për kryeministër e ka liderin e saj Albin Kurtin./KosovaPress/