Kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj pas mbledhjes që mbajti sot me partinë e tij, ka ftuar në një takim liderin e Vetëvendosjes dhe atë të LDK’së.
Lëvizja Vetëvendosje menjëherë pas ftesës që ju bëri Haradinaj për një takim, kanë dalur me një reagim.
Deputetja e VV-së Shqipe Pantina, është ajo e cila përmes një postimi në Facebook e ka quajtur jo parimore dhe jo të ndershme që të zgjedhurit e popullit të konsiderohen thjeshtë numra.
‘Eshte tejet jo parimore dhe e pandershme qe deputetet e Kuvendit qe jane perfaqesues te popullit te konsiderohen thjesht numra qe mund te i duhen sot dikuj per tu bere kryeminister. E di se ne te kaluaren per kete kane kontribuar disa (ish) deputete, por kjo praktike duhet te marre fund njehere e mire,’ ka shkruar Pantina.