Bashkë me afrimin e datës së zgjedhjeve nacionale janë të shumta edhe aderimet në partitë e shumta në vend.
Aderimi i fundit është i aktorit Adem Mikullovci. Mikullovci njoftohet të jetë bashkuar me Lëvizjen Vetëvendosje në drejtim të zgjedhjeve nacionale.
Këtë e ka konfirmuar edhe sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.
Ky është postimi i plotë:
Lëvizjes sonë iu bashkua aktori i madh shqiptar Adem Mikollovci, i cili njihet për konsistencën e tij politike prej kur ishte deputet i Kuvendit që shpalli Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.
Tek partitë e tjera po shkojnë kalkulantët. Në Lëvizje po vijnë parimorët.
Mirë se vjen baci Adem!