Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë zhvilluar një aktivitet në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet në përvjetorin e masakrës së Krushës.
Aty ata kanë kundërshtuar bisedimet në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Aleksandër Vuciq, njofton Klan Kosova.
Albana Fetoshi – aktiviste e lëvizjes ka thënë se duhet të vihen kushte në dialogun me Beogradin. Ajo ka thënë se një prej tyre duhet të jetë kërkim falja për të vrarët në luftën e fundit në Kosovë.
Aktivistët kanë thënë se derisa sot shënohet përvjetori i masakrës së Krushës, Thaci, është duke vazhduar bisedimet pa kushte.