Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar pesë deputetë të saj në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme ku pritet të diskutohet Projektligji për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Përveç Puhie Demaku është anëtare e Komisionit, në mbledhjen e komisionit po marrin pjesë edhe Driton Çaushi, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Ismajl Kurteshi, transmeton Indeksonline.
Deri më tani në sallë gjendet edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.
Ndërkohë që në ora 15, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të marr pjesë në konferencën për medie të organizuar nga Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.


