Aktuale

Vetëvendosje dënon heqjen e flamurit kombëtar: E turpshme, qeveria ka dështuar

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi qeveria ndërmori aksionin e zëvendësimit të flamurit kombëtar me atë shtetëror te rrethi në hyrje të Prishtinës, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një reagimi në Facebook, VV ka dënuar këtë veprim dhe ka thënë që është bërë për të mbuluar dështimet e kësaj dhe qeverive të kaluara.

“Është krejt e gabueshme të tregohet fuqia e shtetësisë së Kosovës kundër flamurit kombëtar. Pavarësia erdhi si rezultat i sakrificës shekullore me flamurin kombëtar kundër shtetit serb”, thuhet në këtë reagim.

Më poshtë reagimi i plotë. /gazetametro.net