Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri i shoqëruar nga deputetë të këtij subjekti partiak, kanë bërë homazhe në mëngjesin e sotëm tek Memoriali “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.
Kjo vizitë e tyre tek varrezat e Jasharajve në Prekaz, po bëhet me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, datë e cila përkon pikërisht dhe me datëlindjen e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit.