Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën plenare të Kuvendi ka thënë se partia e tij e përkrah formimin e 14 komisioneve parlamentare dhe ndryshimin e rregullores.
“Ne e mbështesim propozim vendim për grupet parlamentare dhe kërkojmë që të tërhiqen emrat e deputetëve qe ende nuk janë dekretuar nga presidenti, deputetet e ri qe i zëvendësojnë ata deputet që kanë marr poste, ne e mbështesim ndryshim e rregullores dhe formimin e 14 komisioneve” ka thënë Selimi.
Kjo seancë ka vetëm një pikë të rendit të ditës.
Këtu pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për formimin e Komisioneve Parlamentare.