Aktuale

Veteranët ultimatum deputetëve, presim deri më 25 tetor

Dhjetëra veteran të luftë së UÇK-së, pas protestës kanë zhvilluar takim të ndarë, për çështjen e pagesës së pensioneve që u takojnë.

Ata në fillim e takuan kryeministrin Ramush Hradinaj, i cili u tha se e ka kryer punën si Qeveri, pasi e ka proceduar projektligjin e buxhetit dhe u ka thënë se tani problemi është tek Kuvendi i Kosovës.

Pas këtij takimi ata janë takuar edhe deputetin e PDK-së, Elmi Reçiqa, i cili u ka thënë se në një afat prej 40 ditësh në maksimum do të procedohet për votim projektligji për buxhetin, në të cilin parashihet edhe sigurimi i mjeteve për veteranët.

Këtë lajm iu kumtoj protestuesve, Jonuz Kongjulli, veteranë i luftës. Por duket se lajmi i pritjes së gjatë deri në 40 ditë nuk iu pëlqeu protestuesëve. Ata u dhanë afat deputeteve deri më 25 tetor në të kundërtën ata në shenjë pakënaqësie do t’i ngrenë çadrat para Kuvendit.

“Më së shumti 40 ditë për arsye se nuk është vetëm buxheti i jonë por është projekt buxheti për gjitha, për vërshime për gjithë, kështu na u premtua, më së shumti 40 ditë apo më së paku 20 ditë, tjetër mundësi nuk ka. Arsyeja tha se shkon nëpër komisione, komisionet janë formuar dhe nga sot fillojnë punën. …Tash të shohim a po na lajmërojnë çdo ditë, nëse nuk na lajmërojnë dhe nuk na dhënë informata, ne prapë do të dalim të hënën. …Deri më 25 kemi me dal në protestë në mënyrë paqësore”, tha ai.

Protestuesit kanë thënë se nuk iu besojnë milionerëve brenda Kuvendit. Megjithatë, vendosen të presin deri më 25 tetor. /kp