Aktuale

Veteranët protestojnë kundër vendimit të Ministrisë së Punës

Veteranët e luftës së UÇK-së kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë.

Protesta e veteranëve po bëhen kundër vendimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që të zgjedhin vetëm njërin nga pensionet që i ka dëmtuar disa familje të dëshmorëve.

Kërkesat e veteranëve protestues janë:  që të shfuqizohet vendimi i MPMS-së,  i cili dëmton të drejtat e familjarëve të dëshmorëve; që mos të luhet me pensionet e veteranëve;  të bëhet një zgjidhje afatgjate e buxhetit për këtë kategori; që ish- pjesëtarëve të TMK-së dhe FSK-së t’u kryhen obligimet që u garanton ligji për këto kategori; të formohet një komision mjekësor,  i cili do të verifikonte shkallen e invaliditetit dhe të bëhet një auditim i pavarur në listat e veteranëve të UÇK -së./KosovaPress/