Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 89 aksidente trafiku, e si pasojë e tyre dy persona kanë humbur jetën, 24 janë lënduar, kurse 65 kanë qenë vetëm me dëme në automjete.
Nga ky numër i madh i aksidenteve që kanë ndodhur rrugëve në 24 orëshin e fundit, fatkeqësisht dy persona edhe kanë humbur jetën, prej tyre një fëmijë vetëm 4 vjeç.
E për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit gjatë ngasjes së automjeteve, janë shqiptuar gjithsej 1337 gjoba.
Policia bëri të ditur se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 24 persona të dyshuar, prej të cilëve 19 janë dërguar në ndalim prej 48 orësh deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./FaktePlus