Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 47 aksidente trafiku, prej tyre 14 kanë qenë me të lënduar, ndërsa fatkeqësisht një person ka humbur jetën.
E për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit gjatë ngasjes së automjeteve, janë shqiptuar gjithsej 1055 gjoba.
Policia bëri të ditur se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 18 persona të dyshuar, prej të cilëve 10 janë dërguar në ndalim prej 48 orësh deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./FaktePlus