Aktuale

Vetëm me një vendim të Qeverisë pajtohet Vetëvendosje, tregon Ymeri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka qenë kritik ndaj udhëheqjes së deritanishme të institucioneve te Kosovës, duke thënë se asnjë vendim i qeverisë së Kosovës nuk ka qenë pozitiv në zhvillimin e vendit.

“Të këqijat që kanë ardh nga kjo qeverie, janë të rrezikshme për Kosovën, nëse do të lejonim që shumë vendime të qeverisë të miratoheshin, siç ishte edhe çështja e Zajednciës të cilën e ndaluam”, tha Ymeri.

I pyetur nëse ka ndonjë vendim apo veprim të kësaj qeverie me të cilin pajtohet lëvizja Vetëvendosje, Ymeri tha se megjithatë është një gjë për të cilën mund të pajtohet me qeverinë. Sipas tij është vendimi për shkarkimin e ish ministrit Aleksandar Jabllanoviq, i cili pati përdorur gjuhë të urrejtjes ndaj nënave gjakovare.

“Gjëja e mirë që ka ndodhë është shkarkimi i ministrit të atëhershëm Jabllanoviq. Mendoj se nuk ka ndonjë vendim te kësaj qeverie që mund të thuhet se ka bërë diçka të mirë”, deklaroi Ymeri.