“Vetëm një gjë do të funksionojë” në lidhje me Korenë e Veriut pas shumë viteve të bisedimeve me Phenianin që nuk sollën rezultate, tha Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
“Presidentët dhe administratat e tyre kanë biseduar me Korenë e Veriut për 25 vjet”, shkroi Trump në twitter, duke shtuar se kjo nuk ka funksionuar.
Trump nuk dha detaje të tjera rreth kësaj deklarate, transmeton KosovaPress.
Të dyja vendet kanë shkëmbyer retorika të nxehta për aktivitetet bërthamore të Koresë së Veriut, me derisa SHBA bën thirrje për ndalim të testeve të raketave.
Pheniani thotë se kohët e fundit ka testuar me sukses një bombë miniaturë me hidrogjen që mund të ngarkohet në një raketë me rreze të gjata.