Numërimi i votave po shkon drejtë përfundimit. Tashmë kanë mbetur vetëm edhe dy përqind të votave që qytetarëve që nuk janë numëruar.
Deri në këtë kohë, janë numëruar 98, 08 përqind e votave.
E në këtë përqindje, po prin partia e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje nën udhëheqjen e Albin Kurtit.
Në këto rezultate del që 200.467 qytetarë kanë votuar për Vetëvendosjen. Nëse i kthejmë në përqindje i bien 25,55 %.
Partia e dytë me më së shumti vota është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 195.09. Në përqindje i bie 24,86 %.
Kurse partia e tretë është radhitur PDK me 165.784 vota. Kështu në përqindje 21,13 % PDK në krye me Kadri Veselin tashmë janë në opozitë.
Ndërsa, partia që për dy vjet udhëhoqi me shtetin, këtë legjislaturë do të jetë opozitë. Pra, AAK me lider, Ramush Haradinaj, në këto zgjedhje mori votën e 90 mijë e 576 qytetarëve. Nëse zbërthejmë në përqindje del që vetëm 11,54 % . AAK ishte në koalicion me PSD-në.
E NISMA Socialdemokrate e udhëhequr nga Fatmir Limaj, që kishte koalicion parazgjedhor me AKR-në dhe PD-në morën votën e 38.401. Në përqindje i bie 4,89 %.
Kujtojmë që vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqje përshkak siç kishte deklaruar ai të ftesës nga Gjykata Speciale.
Linku ku mund të ndiqni LIVE rezultatet e KQZ-së.
https://rezultatet2019.org/Results.aspx?RaceID=1&UnitID=1&IsPS=0&Turnout=0&LangID=2