Aktuale

Vetëm dje ndodhën 66 aksidente, njëri ka përfunduar me fatalitet

Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se vetëm gjatë ditës së martë kanë ndodhur 66 aksidente, ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar me fatalitet.

Në raport thuhet se 31 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa 35 pa të lënduar.

Ndërkohë që policia ka shqiptuar 1.866 tiketa trafiku.

Policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion./Express/