Gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 58 aksidente komunikacioni.
Si pasojë e tyre, 25 persona kanë mbetur të lënduar kurse 33 aksidente janë pa pasoja në njerëz.
Kurse, tiketa trafiku janë shqiptuar 894 të tilla, 19 persona janë arrestuar, tetë prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Ndryshe, një person ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të marra në aksidentin e ditës së djeshme në rrugën rajonale Podujevë – Kërrpimeh, saktësisht në fshatin Peran.