Aktuale

Vetaksident, vdes një person dhe një vajzë e mitur

Një person dhe një vajzë e mitur kanë humbur jetën në një vetaksident në Stanet e Pobergjës, në Deçan, derisa vozitësi me dy pasagjeret femra gjendën në spitalin e Pejës, kurse një tjetër pasagjer është transferuar në QKUK për tretman mjekësor.

Sipas Policisë, deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e vozitësit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës mashkull u është liruar familjarëve, ndërsa trupi i pajetë i viktimës femër është dërguar në IML për obduksion. Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin./KosovaPress/