Aktuale

Vetaksident me motoçikletë, vdes një person

Një person gjersa ka qenë duke lëvizur me motoçikletë me katër rrota në fshatin Suhodoll të Graçanicës, është rrokullisur, ku si pasojë drejtuesi dhe pasagjeri i mitur kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transportuar në QKUK.

Drejtuesi i motoçikletës rreth orës 22:35 ka ndërruar jetë, ndërsa, pasagjeri është liruar në shtëpi.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve./KosovaPress/