Aktuale

Veseli, uron presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Me rastin e përfundimit të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dëshiroj të përgëzoj presidentin e zgjedhur, Donald Trump, për fitoren e arritur dhe i uroj sa më shumë sukses dhe mbarësi në detyrën e tij të rëndësishme. Po ashtu, shpreh respektin dhe mirënjohjen më të madhe për  Clinton, e cila, pavarësisht nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, fitoi zemrat e miliona njerëzve anembanë botës dhe gjithmonë do të gëzojë mirënjohjen më të madhe të shqiptarëve për kontributin e saj në të kaluarën. SHBA-të janë aleatët më të rëndësishëm të Kosovës dhe unë jam i sigurt që marrëdhëniet tona dypalëshe do të forcohen gjithnjë e më shumë dhe presim me kënaqësi që të bashkëpunojmë me presidentin e zgjedhur, Trump dhe administratën e tij të ardhshme shtetërore”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit Veseli.