Për nder të Ditës së Gruas – 8 Marsit, sot kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka postuar një video në llogarinë e tij të Facebook-ut, ku i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, shihet në një takim zyrtar me disa përfaqësuese të profesioneve të ndryshme në vendin tonë.
Nëpërmjet një bashkëbisedimi me gra të profesioneve të ndryshme, mjeke, mësuese, artiste, police, sipërmarrëse, Veseli ka thënë se gratë në Kosovë po kanë sukses jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë.
“Kjo na bën krenarë. Një shoqëri dhe një shtet mund të ketë sukses, të ecë përpara vetëm në momentin kur gratë marrin rol dhe përgjegjësi”, ka thënë ai.
Veseli e ka shoqëruar videon në Facebook edhe me një status.
“Me mësimdhënëset dhe mjeket e përkushtuara, me policet dhe ushtaret e zonja, me sipërmarrëset e palodhshme, me artistet e sportistet e jashtëzakonshme. Kosova është krenare me rrëfimet e suksesshme të grave të saj. Urime 8 marsin!“, ka shkruar ai.