Para hedhjes në votim të iniciativës për formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë thirrje partive opozitare LDK-së dhe Vetëvendosjes që të kthehen në kuvend në mënyrë që të votohet me shumicë votash propozimi i tij.
“Sot pavarësisht çdo interesi apo inati është dashur të marrim vendim për te ardhmen e këtij populli. Kjo iniciative nuk do të ndalet, kamë një mesazh për familjarët që janë në sallën e Kuvendit dhe ata që nuk janë. Mos u shqetësoni, edhe kjo që ka ndodh sot besoni është e vetë asaj çfare ka kaluar populli jone. Ju si familjarë që jeni ne sall e ata qe nuk janë. Sot jemi para një vendimi të madh, edhe besoj qe zëri juaj do të dëgjohet edhe nga Kongresi Amerikan edhe nga Parlamenti Gjerman edhe kudo tjetër”, ka thënë Veseli, transmeton FaktePlus.
Veseli në fjalimin e tij tutje ka thënë se është në interesin e përbashkët që edhe ne si klase politike të arrijmë të kemi dialog, pajtim dhe të ardhme duke vënë themelin e drejtësisë. Kosova ka kryer obligimet e veta, inatet mund të mbeten të brendshme por tribunali ndërkombëtar duhet të ndodhë sa ma shpjete qa më mirë”.
Veseli i shpreh i bindur se Serbia do të përgjigjet për krimet e kryera, gjenocidin në Kosovë.
Sipas tij është edhe në interesin e këtij shteti që të distancohet nga e shkuara gjenocidale.
“Për fund kam thirrje për vëllezërit nga opozita, asht mirë me qene në sallë kur të votohet trubunali, bashkërisht. Nëse jeni hidheru që e kame filluar unë këtë iniciativën unë jam i gatshëm të largohem qysh tani. Për mua është e rëndësishme të formohet ky tribunal”, ka thënë Kryeparlamentari Veseli. /FaktePlus