Aktuale

Veseli tregon se çka kërkuan amerikanët në takimin e mbyllur

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka komentuar takimin e djeshëm me delegacionin amerikan, duke thënë se ishte shumë pozitive.

Sipas tij çdo kërkesë, përgjigje dhe Qëndrim i SHBA-së duhet të jetë edhe i Kosovës.

“Është vizitë shuam pozitive. E kam takuar këtë delegacion në Shtëpinë e Bardhë janë njerëz të afërm të Presidentit Trupm. Çdo mesazh, çdo përgjigje, çdo kërkesë e SHBA, dhe çdo qëndrim i SHBA duhet të jetë edhe i Kosovës”, ka thënë Veseli transmeton FaktePlus

Ai tutje ka thënë se ajo që ne duhet bashkërisht të bëjmë është të mos e dramtazojmë situatën në rrethana të brendshme.

“Qoftë për dialogun, apo për tarifën. Ato duhet t’i shërbejnë ballafaqimit me Serbinë. Po e them këtë për faktin se shuam gjëra që po ndodhin kohët e fundit janë duke u shfrytëzuar për garë të brendshme për çka po i dëmtojmë edhe qytetarët”, ka thënë ai.

Veseli ka shtuar se SHBA, janë partneri më i sigurte më besnik i Kosovës në shtet formim.

“Janë ide të çoroditura ato që thuhet nga SHBA-ja do të vije ndonjë rrezikim i shtetit të Kosovës”, ka thënë Veseli. /FaktePlus