Aktuale

Veseli tregon pse nuk u takuan me Vuçiqin

Delagacioni kosovar i përbërë nga Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj po marrin pjesë sot në takimet e dialogut Kosovë-Serbi.

Në këtë delagacion po qëndrojnë edhe zëvendëskryeministrat Behxhet Pacolli, Dardan Gashi dhe Fatmir Limaj.

Të gjithë këta lider kanë zhvilluar takimin e parë me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian, Frederika Mogerini. Pas këtij takimi pritet që të zhvillohet edhe takimi mes presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuciq. Por këtu nuk do të marrin pjesë liderët e tjerë kosovar si Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, dhe Behxhet Pacolli. Këtë të fundit do të jenë vetëm ‘spektatorë’ të takimit Thaçi-Vuciq, shkruan FaktePlus.

Në lidhje me këtë kryeparlamentari Kadri Veseli tha se presidenti është figura unifikuese e cila përfaqëson vendin.

“Presidenti është figura unifikuese e cila na përfaqëson. Jemi në takime intensive. Edhe opozitën do ta kemi shumë shpejtë. Herën tjetër do të na shihni së bashku edhe me opozitën në Bruksel. Për Kosovë jemi të gjithë bashkë pozitë dhe opozitë”, tha Veseli/FaktePlus