Aktuale

Veseli telefonon Fajon kërkon nga ajo përshpejtimin e liberalizimit të vizave

I pari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, nëpërmjet Facebook’ut ka njoftuar se sot ka biseduar në telefon me raportuesen për liberalizimin e vizave për Kosovën në PE, Tanja Fajon. Veseli dhe Fajon kanë folur për procedurën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Veseli ka kërkuar përmbyllje sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave.

“Sot pata një bisedë telefonike me Znj. Tanja Fajon, raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, lidhur me përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave dhe çështjet të cilat kërkojnë përkushtim institucional në raport me këtë proces. Unë e përsërita qëndrimin tim që ky proces duhet të përfundojë sa më shpejtë, i sigurt që interesat e qytetarëve të Kosovës do të mbizotërojnë mbi agjendat tjera. Znj. Fajon përsëriti gatishmërinë e saj për të ndihmuar në ballafaqimin me sfidat që janë para nesh. Shfrytëzova rastin të falënderojë Parlamentin Evropian për miratimin e propozimit për liberalizimin e vizave nga Komisioni për Politikë të Jashtme. Kjo është një vazhdimësi e mbështetjes së Parlamentit Evropian në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe inkurajim për institucionet e Kosovës. Parlamenti Evropian mbetet aleat yni dhe do të vazhdojmë përkushtimin për realizimin e planit tonë të përbashkët.K.V.”, ka shkruar Veseli./ Express