Aktuale

Veseli takon homologun nga Gjeorgjia, biseduan për mundësi bashkëpunimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka treguar se është  takuar me kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, David Usupashvili, në Konferencën e Lidershipit Global, ku kanë biseduar për mundësin e bashkëpunimit të dy vendeve, shkruan Gazeta Express.

Ky është shkrimi i plotë i Veselit në Facebook:

“Kisha kënaqësinë të takoj kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, David Usupashvili, në Konferencën e Lidershipit Global, të organizuar nga NDI në Filadelfia. Ndonëse Gjeorgjia nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, megjithatë, ka mundësi të bisedohet për bashkëpunimin e dy vendeve tona.”, shkruan Veseli në Facebook. /GazetaExpress/.