Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, bashkë me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazin dhe përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës, ka takuar banorët e fshatit Doganaj.
Veseli ka u ka premtuar banorëve të këtij fshati rregullimin e shpejtë të rrugës e cila është dëmtuar gjatë punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi”.
“Përveçse u zotuam për zgjidhjen e menjëhershme të këtij problemi, banorët i siguruam se në këtë zonë të rëndësishme të Kosovës do të ketë investime të vazhdueshme infrastrukturore dhe ekonomike”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeparlamentarit Veseli në Facebook.