Aktuale

Veseli: Do ta përkrahë Kosovën të bëhet si Gremja!

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli mbrëmë u takua me banorët e fshatit Greme të Komunës së Ferizajit, të cilëve ju premtoi përkrahje nëse partia e tij në koalicion me AAK-në dhe NISMA-në do të arrijnë t’i fitojnë zgjedhjet e 11 qershorit.

Veseli ka theksuar se fshati Greme i Ferizajt është shembull për shpirtin ndërmarrës, njofton GazetaBlic.com.

“Populli ynë është punëtor, e fshati Greme i Ferizajt është shembull për shpirtin ndërmarrës. Mbrëmë u takova me njerëz të mirë të këtij fshati dhe u zotova që Fillimi i Ri do ta përkrahë Gremen dhe do ta përkrahë Kosovën të bëhet si Gremja. #FillimiRi“, ka shkruar ai në faqen zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Në këtë takim, Veseli ishte i shoqëruar nga ish-kryetari i Komunës së Ferizajit, Bajrush Xhemajli, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica dhe dy anëtarët e këtij subjekti politik, Shpresa Rama dhe Arbana Xharra.

Ky takim i Veselit me banorë të fshatit Greme, ka ndodhur disa ditë pas certifikimit të partive politike në KQZ për zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Gazeta Blic/