Partia Demokratike e Kosovës të mërkurën pasdite ka mbajtur tubim zgjedhor në Klinë me simpatizantët e tyre për ta shpalosur programin qeverisës dhe kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli premtoi se në qeverisjen e tyre do të ndërtojnë një shtet të fuqizuar ekonomikisht. Sipas Veselit synimi i Fillimit të Ri, është që ekonomia e Kosovës do të jetë më e fuqishme, në të cilën qytetarët e Kosovës kanë me pasur perspektivë. Sipas tij, prioritet do të jetë edhe fuqizimi i sektorit të bujqësisë.
“Duhet me ndërtuar këtë shtet dhe duhet me fuqizuar këtë shtet ekonomikisht në mënyrë që të jemi krenarë me shtetin tonë Republikën e Kosovës, andaj, ky është Fillimi i Ri, kjo është e ardhmja e Kosovës. Fillimi I ri nuk e ndanë Kosovën nuk i përçanë vëllezërit dhe motrat mes veti, I bashkon i mbanë shumë të bashkuar rreth shtëpisë së tyre të sigurt, rreth identitetit të tyre kombëtar , rreth flamurit shtetëror… Kjo është ajo çfarë jemi nisur për Fillimin e Ri, në të cilin ekonomia jonë do të jetë më e fuqishme, në të cilën njeriu I Kosovës ka me pasur perspektivë në shtetin e vet e jo për të dalë e jetuar në vendet e huaja… Fuqizimi i bujqësisë do të jetë prioritet jonë për ata që jetojnë nga djersa e ballit të tyre që mbajnë familjet e tyre, që krijojnë të mira materiale, prodhim, produkte ushqimore dhe punësim I familjarëve të tyre dhe punësojnë të rinj dhe të reja tona”, theksoi Veseli.
Ai duke treguar se do të pesëfishojnë rritjen e eksporteve për të balancuar raportin tregtar, premtoi se për katër vitet e ardhshme 30 përqind të do të rriten pagat e të gjithë atyre në sektorin publik në Kosovë.
“Do të dyfishojmë numrin e të punësuarve në sektorin e prodhimit në të njëjtën kohë do të rrisim pagat, kur të kemi ekonomi të fuqishme mund edhe të rrisim pagat. PDK e ka dëshmuar se kur ka thënë e ka bërë. Ka rritur pagat e infermierëve, policëve, doktorëve, ushtarëve, administratës publike dhe zjarrfikësve. Andaj, ju jap fjalën të gjithëve se për katër vitet e ardhshme 30 përqind të do të rriten pagat e të gjithë atyre në sektorin publik në Kosovë… do të përkrahim të gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës, janë familjarët e martirëve, janë familjarët e dëshmorëve dhe janë ata që kanë dhënë gjymtyrët e trupit, invalidët e luftës… me 11 qershor Kosova vendos për katër vitet e ardhshme. Unë do t’ju pyes secilin prej jush mund ta udhëheq dhe a mundem t’ia besojmë fatin tonë jetësorë fëmijëve tanë, njerëzve që i zen gjumi kur ndërtojnë mure në Kosovë dhe kur nisen trenat prej Beogradit? A mundemi që t’ia lëmë në dorë fatin e fëmijëve tanë atyre që nuk e kanë ndier erën e sakrificës që në të njëjtën kohë nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe sovranitetin…”, tha Veseli.
Kryetari i degës së PDK-së dhe kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota tha se sot në Klinë në këtë tubim madhështor PDK prezanton dy kandidatët e saj të cilët janë në listën e PDK-së, kandidati Ukë Berisha dhe Ramush Agushi. Sipas tij, PDK ofron vlera prandaj, të votohet fuqishëm subjekti me numër 12.
Sipas Bashotës, PDK duhet fuqishëm t’i fitojë këto zgjedhje të jashtëzakonshme, për faktin se janë përballë dy subjekteve tjera të cilët njëri prej tyre nuk mundi dhe nuk diti kurrë t’i çojë përpara çështjet e këtij vendi dhe tjetri është ai i cili deri më sot institucionet e Kosovës të krijuara nga gjaku i derdhur i ka djegur. Prandaj sipas Bashotës, PDK ia mbyll shtigjet atyre që nuk munden me punuar dhe nuk dinë me punuar për vendin dhe atyre që nuk e donë Kosovën dhe e djegin Kosovën.
“Vet fakti se i themi zgjedhje të jashtëzakonshme me të drejtë lind pyetja pse vendi ynë po shkon drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Athua ne e kemi komodi tetin për të hyrë kaq shpesh në zgjedhje të parakohshme, por kemi qenë para dy alternativave kjo që e përmenda më herët dhe alternativa tjetër për të vazhduar edhe më tutje, duke bërë gjiro në vend. Me një partner I cili për asnjë moment nuk mundi dhe nuk diti me vendosur për vendin dhe në interes ë të qytetarëve të këtij vendi. Prandaj, të nderuar të pranishëm ne i thamë stop vend numërimit, është e njëjta mendësi e atij subjekti politik sikurse e atij e ndalur nga lufta e fundit. Prandaj, ne po shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme për t’i dhënë besimin qytetarëve dhe për t’ju dhënë juve mundësinë për të zgjedhur ata të cilët do t’i shtynë këto procese përpara në inertes dhe shërbim të të gjithë qytetarëve të këtij vendi”, tha Bashot a.
Veseli sot ka mbajtur tubime zgjedhore në Pejë, Istog ndërsa në mbrëmje do të mbajë një tubim në fshatin Zhabar të Mitrovicës. /KP