Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.
Siç njofton zyra për informim Kuvendit, në takim i diskutua për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit vendorë, qoftë në procesin e prodhimit, qoftë në atë të plasimit në tregje.
Në funksion të mbështetjes institucionale për bizneset vendore, Veseli siguroi prodhuesit se shumë shpejt, brenda pak javëve, do të hartohet Ligji për tregtinë e brendshme, i cili do të garantojë mbrojtjen e prodhimeve vendore dhe promovimin e tyre për eksport.
Veseli i siguroi ata se do të jetë avokues i kërkesave të tyre në mënyrë që ndërmarrësit kosovarë të rriten, fuqizohen dhe të krijojnë vende të reja pune.
Ai tha se të gjithë ndërmarrësit vendorë që gjejnë bashkinvesitorë të huaj dhe sjellin në Kosovë, do të kenë lehtësira të mëdha nga shteti. /KosovaPress/