Aktuale

Veseli: Shën Tereza dhe trashëgimia e saj tashmë janë shenjtëruar (Foto)

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka dhënë një mesazh nga Vatikani për shenjtoren Nënën Terezë

Veseli në një postim të tij në Facebook ka shkruar se Shën Tereza dhe trashëgimia e saj tashmë janë shenjtëruar.

“Nga sot, ne dhe e gjithë bota i përkulemi jetës dhe veprës së saj në dobi të njerëzimit”, ka shkruar Veseli.

Ja postimi i plotë:

Jemi krenar që nga sot Shën Tereza shton radhën e shenjtorëve që populli shqiptar i dha botës, duke lartësuar misionin e paqes dhe dashurinë. Shën Tereza dhe trashëgimia e saj tashmë janë shenjtëruar! Misioni i saj buroi nga ndjenja më fisnike, e mbrojtur në lashtësinë e traditën e popullit tonë, solidarizim me të pafuqishmin, kujdes për të pambrojturin dhe dashuri për të përbuzurin. Nga sot, ne dhe gjithë bota i përkulemi jetës dhe veprës së saj në dobi të njerëzimit.K.V.

Fotografi nga Vatikani: