Fjala URIME e Kadri Veselit shkruar në dërrasën e zezë të një shkolle që u përurua para disa ditësh është bërë debat sidomos në rrjetet sociale.
I e madhe që nga Veseli ishte shkruar (i) e vogël kishte shkaktuar edhe humor.
Në bazë të standardeve të gjuhës shqipe mbi I e madhe nuk duhet vënë pika sepse nëse ajo i vihet atëherë ajo bëhet i e vogël.
Por kryeparlamentari edhe sot fjalën URIME e ka shkruar sërish URiME.
Ai madje në dy klasa të shkollës së përuruar në fshatin Opterushë të Rahovecit këtë fjalë e ka shkruar njëjtë, megjithëse nuk dihet nëse këtë e ka bërë me qëllim pas huqjes së parë apo ende vazhdon që mos ta dijë se shkronjës I të madhe nuk duhet t’i vë pikë./KosovaPress/